
Ne Radhet ne Vazhdim do keni mundsin te Lexoni Intervisten me Modelen ne fjalë:
1)Kur keni FIlluar te mirreni me Modelizem dhe kush dha kontribut per hapat e tuaj te parë ne ket aspekt?
1).Me modelizem kam filluar te mirrem qysh para 7 muajve,ne fakt ofertat per hyrjen ne kete fushe te modelizmit me jane bere qe nga mosha 13 vjeçare por duke mare parasysh moshen e cila nuk ishte kohe e duhur per tu marur me te vendosa qe pas dy viteve te startoj me hapat e pare te
modelimit.Kurse nje shtytje te forte dhe nje vullnet te madh e mora nga e gjithe familja e ne veçanti nga motra e madhe.
2)Cilat pjesmarrje ne mod ja vlen te konsiderohen si sukses domethen nje hap perpara ne punen tuaj si modele?
2).Mendoj qe sfilatat e modes jane faktoret kryesore qe te japin nje shtytje mjafte te madhe per te vazhduar karrieren si modele,mund te cekim edhe katallogjet e ndryshme kalendaret apo edhe zhvillimi i ndonje reklamacioni.
3)Kush Kan qen Perkrahesit tuaj te cilet me te vertet te kan perkrahur dhe vazhdojn ta bejn ket?
3).Perkrahesit ne te vertete kane qene te shumte,duke filluar nga familja e deri tek rrethi i ngushte shoqeror.Ata sapo shohin nje risi nga ana ime ne kete fushe nuk ngurrojne te me japin komplimente dhe lavdata te cilat i mirepres çdo here.I falenederohem atyre sepse me te vertete me krijojne nje ndjenje sigurie dhe vullneti per te vazhduar edhe me tej me kete hobi qe kam nisur.
4)Sa ka ndikuar Modelizmi ne jeten Tuaj Personale(familjare) dmth. ne ate te perditshem?Shoqeroheni me njerez te zakonshem apo me shum me v.i.p -model/e kengtar/e etj?
4).Modelizmi ka ndikuar por fatmiresisht eshte nje ndikim pozitiv,kurse sa i perket shoqerise nuk ka nderruar asgje shoqerohem edhe me v.i.p edhe me njerez te thjeshte me te cilet kam ndejtur gjithmone me ta.Nuk jam tip i atyre te cilat sapo arrijne nje shkalle me larte te mos rrijne me njerezit me te cilet ka ndejtur deri
vone.Mendoj se ky veprim do te ishte i gabuar dhe i papranueshem.
5)A menaxhoheni nga dikush dhe keni kontrata me ndonje firm apo agjension mode?
5).Si menaxhere kryesore e kam motren time e cila eshte ne gjendje te me kuptoje per çdo gje e nganjehere edhe nenen,kurse sa i perket kontratave kete muaj kam pauzuar paksa pasi qe kisha edhe ca obligime shkollore ngaqe eshte edhe fillimi i vitit shkollor,kurse qe nga fundi i ketij muaji posa te ambientohem edhe me shkollen dhe me nxenesit e ri dhe me shoqerine e re pres ofertat dhe propozimet e firmave te ndryshme.

6)Sa mendon se rrespektohet Modelizmi ne Kosovë? A je e knaqur me Organizimet qe behen rreth Modes?
6).Te jesh modele e mire dhe e sukseshme nuk eshte e lehte,madje depertimi ne kete fushe eshte shume i veshtire.Modelizmi ne Kosove mendoj qe nuk
gjen perkrahjen e duhur per aq sa duhet te behet,nuk i kushtohet edhe shume rendesi ne kohet e fundit shoh qe
jane organizuar disa sfilata ku kisha ftesa per pjesemarrje ne to por une isha ne pushim per 15 dite me radhe dhe kjo
ishte arsyeja qe nuk mora pjese ne to, megjithate desha te them se deri me tash jam e kenaqur me organizimet qe behen por ka edhe
shume pune per t`u bere,ende jemi mbrapa duhet te ecim me hapa me te shpejte nese veç kemi synim te
perparojme ne kete fushe e cila ka rendesi te veçante.
7)Keni pasur ndonje problem apo diqka e mir apo e keqe qe vlen te permendet gjat periudhave kur keni qen ne ndonje organizim apo sfilat?
7).Karriera ime sapo ka filluar keshtu qe mendoj se qysh ne fillim nuk ka vend per probleme,njehere per njehere eshte duke ecur çdo gje mbare e mire dhe mbetem me shpresen se do te vazhdoj me kete interval te aktiviteteve si modele.
8)Me cilet fotograf ke bashkpunuar?
8).Kam bashkepunuar me disa fotograf siç jane fotografi i mirenjohur Shkelzeni,Labinot
Hiberdemaj,Erkand Shabani etj.
9)Cilat jan ftesat qe te jan adresuar ty si modele?Dhe Planet qe keni?
9).Koheve te fundit i kam dy ftesa per dy sfilata te ndryshme.Njera eshte diku rreth 25 shtatorit kurse tjetra ne fillim te muajit tetor.Planet... kam shume
fillimisht dua qe te ec me hapat e mbar ne fillimin e vitit shkollor 2009/2010,me pas te perqendrohem edhe me aktivitetet e modes ku besoj se do te jene te shumta dhe te ndryshme dhe shume plane te tjera te cilat sapo te realizohen do t`i bej te ditura ekskluzivisht per
revisten tuaj.
Diqka per fund?
Ju falenderoj per intervisten ishte nje bisede e kendshme per

mua,kurse juve personalisht dhe ne pergjithsi juve si staf ju uroj sukses te metutjeshem.
Intervistoi:Aferdita Shkodra